Punonjësit e policisë në Tetovë kanë shpëtuar sot një vajzë e cila ka tentuar të vetëvritet.
Ajo ishte dërguar menjëherë të Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore, teksa lidhur me rastin është privuar nga liria një person, nën dyshimet për prostitucion.
“Punonjës policor nga SPB Tetovë, kanë shpëtuar një vajzë që ka tentuar të humb jetën në momentin që kishte provuar të kërcen nga dritarja e një moteli në Tetovë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ngjarja kishte ndodhur në mesditë, kur edhe punonjësit policor, me urdhër të prokurori publik, kanë hyrë dhunshëm në hapësirat e dhomës së hotelit, kur vajza kishte tentuar të vetëvritet.
Një vajzë nga Tetova tentoi të vetëvritet, shpëtohet nga policia appeared first on Telegrafi.