Në bashkëpunim me Bankën botërore, alokuam mbi 14 milionë euro për rrugë lokale, që shkuan në tre konkurse, ndërsa për momentin, kemi konkursin e katërt aktiv prej plotësisht 2,5 milionë euro, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski i cili ës bashku me kandidaten për kryetare të komunës së negotinës nga OBRM-PDUKM, Maria Naceva kontrolluan punët ndërtimore në fshatin e Negotinës Tremnik.
“Kjo është një seri projektesh për ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve lokale që e bëjmë çdokund në vend. Gjithsej në bashkëpunim me Bankën botprore, alokuam diku mbi 14 milionë euro për rrugë lokale, që shkuan në tre drejtime, ndërsa për momentin, kemi konkursin e katërt aktiv prej 2,5 milionë eurove, që do të thotë se gjithsej diku rreth 16,5 milionë euro investuam në rrugë lokale dhe në rikonstruimk dhe ndërtim. Kjo thirrje përfundoi me sukses dhe më vjen mirë që banorët e fshatit Tremnik, jo vetëm që do të kenë rrugë të reja. Së bashku me Bankën botërore, këto tre elemente japin një siguri se projekti do të përfundohet me sukses”, nënvizoi Nikollovski.
Ai tha se Naceva si sekretare e Komunës Negotinë, ka punuar në përgatitjen e këtij projekti.
“A aplikoi në Ministrinë e Transportit. Ministria e Transportit në Bankën botërore dhe arritëm t’i marrim pjetet. Ndërkaq, tani si kryetare e komunës do ta ketë nderin edhe ta presë shiritin diku pas një muaji, një muaji e gjysmë, kur do të prëfundojë kjo rrugë. Do të vazhdojmë në këtë mënyrë t’i mbështesim edhe komunat e tjera, ndërsa gjithsesi edhe Komunën e Negotinës”, theksoi Nikollovski.
Ai tha se bëhet fjalë për rrugë në gjatësi prej gjithsej 930 metrave vetëm në Tremnik, ndërsa shuma e përgjithshme që do të shpenzohet është rreth nëntë milionë denarë.
“Mjetet që Komuna nuk do të mund t’ia lejonte vetes”, nënvizoi Nikollovski.
Naceva tha se Komuna Negotinë është shembull se si në bashkëpunim me pushtetin qendror mund të përparohet, të bëhen projekte.