Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje lokale të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.
Në disa vende proceset do të jenë më intensive në formën e një stuhie me reshje më të dendura shiu në një kohë të shkurtër (mbi 20 l/m2), erëra të forta (mbi 60 km/orë) dhe kushte për breshër të izoluar.
Në Shkup, nesër pasdite, gjatë natës dhe të enjten moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erëra të forta. Në disa pjesë të luginës, proceset do të marrin formën e stuhive afatshkurtra.
Nga nesër pasdite deri të premten mot i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë appeared first on Telegrafi.