SPB Shkup njofton qytetarët se më 23.09.2025 (e martë) në periudhën nga ora 17:30 deri në 21:00, për shkak të një gare që do të fillojë para Shkollës Fillore “Koço Racin”, pastaj përgjatë rrugës “Todor Aleksandrov”, përgjatë rrugës “Partenija Zografski” dhe përgjatë rrugës “Aco Karamanov”, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku, me ridrejtim të trafikut në rrugët përreth.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë./Telegrafi/