Institucionet kompetente nuk bëjnë asgjë për të sanksionuar koncesionerët e papërgjegjshëm në plazhet e Ohrit dhe Strugës, të cilët anashkalojnë detyrimet ligjore duke mos vendosur shpëtimtarë plazhi dhe disa detyrime të tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve për plazhe të sigurta. Këtë e dëshmon fakti se në kulmin e sezonit turistik ka vetëm një shpëtimtar plazhi në një nga 15 plazhet e Strugës, ndërsa në Ohër ka vetëm 11 nga 38 plazhet.
Kryqi i Kuq deri tani ka pasur 11 intervenime të tërheqjes së të mbyturve në ujë dhe më shumë se 400 ndërhyrje të dhënies së ndihmës së parë. Ka pasur edhe disa raste të nxjerrjes së njerëzve të vdekur nga ujërat e liqenit. Kryqi i Kuq fton turistët të përdorin ato plazhe që janë të sigurta për t’u larë.
“Nuk flas për atë nëse ka koncesionar apo jo, është e rëndësishme që kudo ku ka notues të vendoset një rend sigurie. Duhet të theksohet për ato vende për not dhe plazhe që nuk janë të sigurta, të cilat nuk kanë krijuar kushte për not, sport dhe rekreacion të sigurt, duhet të theksohet në tabelën e duhur, që ju e përdorni vendin për not në përgjegjësinë tuaj, pra kushtet e notit, sport dhe rekreacion të sigurt nuk janë aplikuar”, tha Sasho Toçkov – Kryetar i Kryqit të Kuq.
Rregullorja për llojin dhe shënimin e vendeve për not u miratua nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më shumë se 15 vjet më parë. Nga kapiteneria e porteve, një autoritet që është në Transportin dhe Lidhjet, distancohen nga ajo se ata janë kompetentë për të ushtruar një kontroll të tillë./Alsat.mk
Në Strugë ka vetëm një shpëtimtar plazhi në 15 plazhe, ndërsa në Ohër, vetëm 11 në 38 plazhe appeared first on Telegrafi.