Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikën kufitare “Bogorodicë” është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM.
Siç informon LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.
Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është 30 minuta appeared first on Telegrafi.