MPB Maqedoni njofton se në muajin mars janë konstatuar 26.241 kundërvajtje në komunikacion përmes sistemit “Safe City”, ndërsa numri i kundërvajtjeve për kalim në dritë të kuqe është ulur për 68.2% krahasuar me muajin shkurt.
Sipas MPB-së, në periudhën nga 01.03.2026 deri më 31.03.2026, nga ana e sistemit “Safe City” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë të vendosura kamerat, janë regjistruar gjithsej 26.241 kundërvajtje.
“Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara për kalim në sinjal të ndaluar (dritë e kuqe), janë konstatuar 70 kundërvajtje, gjë që paraqet ulje prej 68.2% në krahasim me muajin shkurt. Numri më i madh i tyre është për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara – 25.230 raste, ndërsa gjatë muajit mars janë regjistruar gjithsej 941 kundërvajtje për drejtim të automjetit me afat të skaduar të lejes së qarkullimit”.
“Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 544 masa ndalimi për drejtim të automjetit, numri i të cilave shënon ulje prej 16.7% në raport me muajin e kaluar. Prej tyre, 70 janë për kalim në dritë të kuqe, ndërsa 474 janë për vozitje të shpejtë, nga të cilat 362 për shpejtësi mbi 80 km/orë në vendbanim, 70 për shpejtësi më të madhe se 10 km/orë – mbi kufizimin e përshkruar të mjetit dhe 42 për shpejtësi mbi 170 km/orë jashtë vendbanimit. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe më të mbrojtura”, thonë nga MPB.
