Sot, temperatura më e ulët e mëngjesit është matur në Berovë, ndërsa trashësi më të madhe të borës ka në Kodrën e Diellit.
Siç njoftojnë nga DPHM, në Berovë u regjistruan -5 gradë celsius, -4 në Strumicë, Manastir, -3 në Shkup – Petrovec, Demir Kapi, Tetovë, -2 në Prilep, Veles, -1 në Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Pretor, Kodra e Diellit, Kavadar, Mavrovë, 0 – Dojran, Kriva Pallankë, Kumanovë, Krushevë, 1 – Gjevgjeli, Ohër, 2 – Vinicë, 4 – Gjurishtë.
Deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, trashësia e borës në Kodrën e Diellit ishte 24 centimetra, 9 në Krushevë, Mavrovë.
Sipas sinoptikantëve, moti gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe i qetë me periudha me diell./Telegrafi/

