Dje, SPB Shkup ka marrë një njoftim nga Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” se M.A.O. (61) nga Turqia është sjellë tek ata me një automjet privat me lëndime të rënda, dhe pasi e ka lënë të lënduarin, personi i panjohur është larguar.
Personi i lënduar vdiq rreth orës 19:30, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga një mjek.
Pas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për autopsi dhe po merren masa për sqarimin e rastit./Telegrafi/