MPB njofton se ka ndaluar një shtetas të Shqipërisë në Strugë, për shkak se gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur lëndë narkotike.
“Sot (08.12.2025) në orën 07:05, në autostradën Strugë-Qafë Than, pranë fshatit Frangovë të Strugës, policia nga Stacioni i Policisë së Frangovës, në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim, kanë ndaluar A.T. (46) nga Pogradeci, Republika e Shqipërisë.
Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh “Opel Zafira” me targa të Strugës, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tre çanta me 62 pako marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik, droga u konfiskua dhe A.T. u ndalua në stacionin e policisë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Policia Rajonale e Strugës do të paraqesë kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

