MPB Maqedoni njofton se dje (20.05.2025), në orën 08:20, në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, oficerët e policisë arrestuan C.Z. (47) nga Hungaria.
“Gjatë një kontrollit kufitar dhe inspektimi të automjetit me targa kombëtare hungareze që ai po drejtonte, u gjet dhe u konfiskua marihuanë sipër xhamit të përparmë në tapiceri. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Kumanovës kreu inspektim, dhe droga u sekuestrua për procedura të mëtejshme”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me një prokuror publik, kundër personit do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Ndalohet një shtetas hungarez në pikën kufitare Tabanoc, iu gjet drogë në automjetin e tij appeared first on Telegrafi.