MPB Maqedoni njofton se dje (09.03.2026) në orën 21:25 në fshatin Bogorodicë, rrethina e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor Gjevgjeli e privuan nga liria I.D. (43) nga Gjevgjelia.

“Më parë, rreth orës 21:00 në fsh. Bogorodicë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë i kanë dhënë shenjë për ndalim një automjeti udhëtarësh “Alfa Romeo” me targa të Vallandovës, të cilin e drejtonte, por ai nuk ka ndaluar automjetin dhe menjëherë më pas ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjet në një monument në qendër të fshatit. Në këtë rast, ai ka pësuar lëndime dhe i është ofruar ndihmë mjekësore nga ekipi i Ndihmës Urgjente Mjekësore të Gjevgjelisë”.

“Ndërsa, pas masave të marra është konstatuar se ka drejtuar automjetin me 2.35 promilë alkool në gjak dhe se targat i përkisnin një automjeti tjetër. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Share.
Exit mobile version