MPB Maqedoni njofton se dje është ndaluar një shofer nga Tetova, i cili voziste makinën nën ndikimin e alkoolit.

“Më datë 09.10.2025 në orën 23:05, në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjës policie nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, e kanë privuar nga liria personin R.R. (53) nga Tetova”.

“Gjatë një kontrolli të trafikut, punonjësit e policisë ndaluan një automjet pasagjerësh “Nissan” me targa të Tetovës dhe gjatë marrjes së masave u konstatua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht atij i janë matur 2.15 promilë alkool në gjak”.

“Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i ngritet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga SPB Tetovë.

Share.
Exit mobile version