SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2025) në orën 12:45, në Gostivar, punonjës të policisë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria 19-vjeçaren A.B. nga Republika e Turqisë, pasi që te ajo janë gjetur dhe konfiskuar tableta dhe një send me mbetje marihuane.
“Më vonë, me urdhër të gjykatës, është kryer bastisje në banesën dhe ambientet ndihmëse ku ajo jeton dhe i përdor në Gostivar, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar një thërmues me mbetje marihuane, tableta, lëndë e bardhë pluhuri, peshore digjitale, një qese me fara kanabisi dhe sende të tjera për të cilat dyshohet se burojnë nga vepra penale”.
“Ajo është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj saj do të përgatitet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal – “prodhim dhe lëshim i paautorizuar në qarkullim i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””, thonë nga SPB Tetovë.