Mbrëmë, në orën 20:10 dhe sot në orën 00:10, në kalimin kufitar Deve Bair, në hyrje të vendit, oficerët e policisë privuan nga liria 46-vjeçarin S.A dhe 39-vjeçarin J.K, të dy nga Republika e Turqisë.
Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një kamioni “DAF” me gjysmërimorkio me targa kombëtare turke, të drejtuar nga S.A, u zbulua se kartat e gjelbra ndërkombëtare, të cilat ai i paraqiti për inspektim, ishin të falsifikuara.
“Gjithashtu, gjatë kontrolli kufitar dhe kontrollit të një kamioni “Renault” me targa kombëtare turke, të drejtuar nga J.K, u zbulua se ai paraqiti kartë të gjelbër të falsifikuar për inspektim. Ata u ndaluan në një stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohen dy shtetas turk në Deve Bair, posedonin kartonë të gjelbër të falsifikuar appeared first on Telegrafi.