MPB Maqedoni njofton se dje (07.08.2025) në orën 22:10, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Negotinës arrestuan 36-vjeçarin C.N. dhe D.N. (50), të dy nga Negotina, me dyshimin e arsyeshëm se kanë kryer një vjedhje, gjatë së cilës kanë marrë rreth 30,000 euro nga shtëpia e një çifti bashkëshortor nga Negotina.
“Me urdhër gjykate u krye kontroll në shtëpinë e tyre, ku u gjetën dhe u sekuestruan 2,320 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga vjedhja. Ndërsa, sot (08.08.2025) me urdhër gjykate, u krye një kontroll edhe në shtëpinë e 62-vjeçarit Z.T dhe T.T (34) nga Negotina, nëna dhe vëllai i C.N, gjatë së cilës në dhomën ku jetonte nëna e saj u gjetën dhe u sekuestruan 2485 euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga vjedhja, lëndë bimore jeshile, tableta ekstazie dhe një substancë pluhur e bardhë”.
“Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.
Ndalohen dy persona nga Negotina, vodhën 30 mijë euro appeared first on Telegrafi.