MPB njofton se janë ndaluar 14 doganierë, një doganier në pension dhe një polic të cilët dyshohen se kanë marrë ryshfet, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në kuadër të MPB-së, nën drejtimin e prokurorit publik në fjalë nga Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve, ka kryer një Operacioni i madh policor me emrin e koduar “Kalim”.
“Kalimi” është rezultat i një procedure disamujore para hetimore që prokuroria në bashkëpunim me Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka kryer pas kallëzimit të një shtetasi ndaj tre personave.
Gjatë aksionit janë kryer kontrolle në 26 lokacione në rajonin Strumicë-Gevgjeli dhe janë ndaluar 14 doganierë nga Drejtoria doganore e RMV-së, një doganier në pension dhe një polic. Gjatë kontrolleve janë gjetur para të marra si ryshfet në shumën totale prej 50.000 euro.
Nga dispozitivi i kallëzimit penal kundër 15 personave që Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në Ministrinë e Punëve të Brendshme e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike të QKK-së, rezulton se 13 nga të dyshuarit si punonjës të Drejtorisë doganore të RMV-së i caktuar në njësitë doganore Novosellë dhe Dojran ka kryer vepra penale marrja e ryshfetit nga neni 357 paragrafi 1 i Kodit Penal, ndërsa dy persona janë kallëzuar për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Të dyshuarit, njoftojnë nga MPB, në periudhën kohore prej datës 21.03.2023, deri dje – 15.10.2024, me dashje kanë kryer disa veprime të lidhura me kohën që paraqesin realizim të shumëfishtë të së njëjtës vepër.
“Duke përfituar nga të njëjtat marrëdhënie të përhershme, të njëjtat raste dhe rrethana të ngjashme, gjatë kontrollit doganor të mallrave të importuara në vend nëpërmjet pikave kufitare, ata drejtpërdrejt kanë kërkuar dhe kanë marrë para për vete nga transportuesit e mallit në shumën 20, 50, 70, 100 dhe 150 euro, që të mos kryejnë një veprim zyrtar që do të duhej ta kryenin.
Pas marrjes së ryshfetit, të cilin më pas e kanë ndarë mes vete, të dyshuarit nuk kanë kryer detyrën zyrtare dhe nuk kanë llogaritur dhe arkëtuar detyrimet e importit, në pajtim me Ligjin për Administratën Doganore, Aktvendimin për Zbatimin e Ligjit Doganor dhe Ligjin mbi tarifën doganore. Kështu, mallrat e importuara e kanë lëshuar në qarkullim të lirë, me qëllim që të përfitojnë përfitime pasurore për vete dhe transportuesit dhe në dëm të mjeteve të Buxhetit të RMV-së në shumën e detyrimeve doganore të papaguara”, thuhet në njoftim.
Sipas Kodit Penal, shtojnë nga atje, dënimi për veprën e marrjes së ryshfetit është nga katër deri në dhjetë vjet burg, ndërsa për veprën e shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar, parashikohet dënim me burg nga gjashtë muaj deri në tre vjet./Telegrafi/
Ndalohen 15 doganierë në Maqedoni, dyshohen për marrje ryshfeti appeared first on Telegrafi.