“Është e dukshme, veçanërisht që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, se BE-ja është më e interesuar për pranimin e anëtarëve të rinj”, deklaroi sot në Kopenhagen ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani para fillimit të takimit joformal me kolegët e tij nga 27 vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, Moldavia, Turqia dhe Ukraina.
“Evropa është shumë më e interesuar, veçanërisht me integrimin gradual, për të cilin po bëjmë gjithçka që mundemi. Ajo që duhet të bëjmë tani është të sigurohemi që përpjekjet që po bëjmë do të japin rezultate sa më shpejt të jetë e mundur. Besoj se deri në vitin 2030 të gjitha vendet kandidate nga Ballkani Perëndimor mund të jenë anëtare të BE-së”, shtoi Muratezani.
Sipas tij, mbledhja e sotme në Kopenhagen nuk është vetëm një takim, por edhe një mesazh se vendet kandidate për anëtarësim nuk janë lënë jashtë, por ulen në të njëjtën tryezë me vendet anëtare të BE-së.
“Kjo është fryma e vërtetë e procesit të zgjerimit”, theksoi Murtezani.
Ai theksoi se motoja e mbledhjes “Nga Kopenhageni, përmes Kopenhagenit, në Kopenhagen” dërgon edhe një herë mesazhin se ekziston vetëm një udhërrëfyes dhe një sërë kritere për anëtarësim në BE – Kriteret e Kopenhagenit.
“Për shkak të disa pengesave politike, Maqedonia e Veriut është duke pritur shumë gjatë, por ne jemi të përkushtuar ndaj të ardhmes sonë evropiane dhe po përpiqemi ta sigurojmë, shtoi Murtezani.
Murtezani: BE-ja është shumë më e interesuar për pranimin e anëtarëve të rinj appeared first on Telegrafi.