Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në Forumin e tretë për diplomaci kulturore i cili mbahet sot në Shkup, gjatë fjalimit të tij, theksoi se diplomacia kulturore nuk është vetëm një mjet për afirmimin e trashëgimisë kulturore kombëtare, por edhe mjet i fuqishëm për ndërtimin e urave të kuptimit dhe miqësisë, veçanërisht në kohë sfidash globale.
Forumi i organizuar nga Qendra ndërkombëtare “Aleanca e civilizimeve” dhe Instituti për diplomaci kulturore nga Gjermania, siç njoftojnë nga MPJTJ, bashkon ekspertët nga fusha e diplomacisë kulturore, zhvillimit të qëndrueshëm dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit global dhe afirmimin e kulturës si një element kyç në ndërtimin e urave mes popujve.
“Historia na mëson se kultura mund të jetë edhe një fushëbetejë dhe terren për dialog – përgjegjësia jonë e përbashkët është ta zgjedhim opsionin e dytë. Për këtë arsye, sot gjithnjë e më shpesh nuk flasim për përplasje të civilizimeve, por për sfida brenda shoqërive tona – në mënyrën se si e kuptojmë dhe e pranojmë ndryshimin. Në këtë kohë kur disa e shohin kulturën si mjet për qëllime gjeopolitike, ne e afirmojmë atë si një hapësirë për bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë. Ideja evropiane, pjesë e së cilës jemi, është pikërisht kjo – një e ardhme e përbashkët e ndërtuar mbi ndryshimin kulturor, hapësinorë dhe soilidaritet”, theksoi Mucunski.
Në ceremoninë e hapjes së forumit, përveç Mucunskit dhe ish-presidentit Gjorge Ivanovi, morën pjesë edhe ish-presidenti i Republikës Çeke, Vacllav Klaus, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Erki Tuomioja dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Miro Kovaç.
Qëllimi i memorandumit është përmirësimi dhe pasurimi i bashkëpunimit në fushën e diplomacisë publike, zhvillimi i diplomacisë kulturore dhe afirmimi i kulturës dhe identiteti maqedonas jashtë si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Mucunski: Historia na mëson se kultura mund të jetë edhe fushëbetejë edhe terren për dialog appeared first on Telegrafi.