Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë lëshuar në përdorim një modul të ri elektronik për donacione.
Qëllim është që të ofrohet një pasqyrë transparente mbi të gjitha donacionet e pranuara nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe nga të gjitha institucionet publike shëndetësore.
Siç informojnë nga MSH, donacionet vijnë nga institucione apo donatorë ndërkombëtarë, deri sa deri më tani janë regjistruar mbi 400 donacione.
Njoftimi i plotë:
“Moduli është i qasshëm në faqen e internetit: donacii.zdravstvo.gov.mk dhe mundëson një pasqyrë të detajuar për secilin donacion, duke përfshirë të dhënat për donatorin, vlerën e donacionit, si dhe informacion mbi lëndën e donacionit, përkatësisht nëse janë dhuruar materiale mjekësore, aparatura etj. Nga vetë moduli shihet se donacionet vijnë nga një spektër i gjerë donatorësh – nga institucione dhe organizata ndërkombëtare, shtete dhe fondacione humanitare. Pikërisht mbështetja e tyre është një dëshmi kyçe për besimin dhe rëndësinë që ka sistemi ynë shëndetësor. Deri më tani, në modul janë evidentuar mbi 400 donacione, ndërsa procesi i regjistrimit ende është në vazhdim dhe kjo shifër do të rritet edhe më shumë, gjë që tregon se po rritet besimi i partnerëve ndërkombëtarë dhe i shteteve miqësore në sistemin tonë shëndetësor, thuhet mes tjerash në njoftim.
MSH: Të gjitha donacionet tashmë janë të qasshme në internet, deri më tani janë evidentuar mbi 400 donatorë appeared first on Telegrafi.