Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Klinikën e Pulmologjisë, po realizon një skrining dyditor të popullatës në Trubarevë, i cili filloi dje.

Sipas të dhënave fillestare nga terreni, në ditën e parë janë kontrolluar gjithsej 111 persona në dy pika – 56 persona në Pikën 1 dhe 55 persona në Pikën 2.

“Gjendja shëndetësore e pacientëve është përgjithësisht e mirë, por tek 11 persona është konstatuar prania e irritimeve dhe shqetësimeve në fyt, për çka ata janë dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën e Pulmologjisë. Skriningu përfshin kontroll klinik, matje të pulsit, saturimit dhe vlerësim të kapacitetit vital”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Klinika e Pulmologjisë vazhdojnë edhe sot me skriningun në Trubarevë, me qëllim të zbulimit në kohë të problemeve të mundshme shëndetësore dhe përmirësimit të shëndetit publik”, thonë nga MSH.

Share.
Exit mobile version