Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.

“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Shkarkimi i Kuzmanovskit vjen pasi për të njejtin u publikuan disa imazhe duke marrë substanca narkotike.

Ministria njofton se puna në Klinikë vazhdon pa pengesa.

Share.
Exit mobile version