Ministria e Shëndetësisë informon se janë emëruar u.d. drejtorë të rinj në katër institucione publike shëndetësore.
Nga MSH njoftojnë se në Klinikën Universitare për Toksikologji, si u.d. drejtor është emëruar Dr. Argjend Imeri, në vend të Dr. Andon Çibishev.
“Në Institutin Universitar për Biokimi Klinike, si u.d. drejtoreshë është emëruar Dr. Mimoza Bafqari-Bakiji, në vend të Dr. Nikolina Grazhdanovska. Në Klinikën Universitare për Neurologji, si drejtor i ri është emëruar Dr. Igor Kuzmanovski, në vend të Dr. Fatmir Mexhiti. Në Klinikën Universitare për Kardiologji, si drejtoreshë e re është emëruar Dr. Danica Petkoska Spirova, në vend të Dr. Bekim Pocesta”, thonë nga MSH.
Drejtuesit e sapo emëruar do ta ushtrojnë këtë funksion duke filluar nga data 7.8.2025.
MSH: Emërohen drejtorë të rinj në katër institucione publike shëndetësore appeared first on Telegrafi.