Ministria e Politikës Sociale njoftoi se lëshimi i pensioneve po vazhdon rregullisht dhe pa ndryshime, në përputhje me ligjin në fuqi.

“Procedura e hapur në Gjykatën Kushtetuese nuk ndikon në masat aktuale, të cilat mbeten të vlefshme deri në vendimin përfundimtar të gjykatës”, thonë nga Ministria.

Pensionistëve u bëhet thirrje të mos bien pre e dezinformatave, ndërsa çdo ndryshim ligjor do të komunikohet në kohë dhe në mënyrë transparente, pasi, siç përfundojnë, stabiliteti i sistemit pensional mbetet prioritet kryesor i Ministrisë.

Share.
Exit mobile version