Në fshatin Nerez është sulmuar fizikisht një punëtor i kompanisë për shpërndarjen e energjisë elektrike.
Sipas raportit të policisë ai u sulmua me mjet të fortë dhe i njejti ka përfunduar në spital.
“Policia dje u njoftua se 50-vjeçari T.I. nga fshati Matkë është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me një lëndim.
Sipas njoftimit, të njëjtën ditë rreth orës 11:00 në fshatin Nerez ndërsa kryente detyrat e punës si punonjës i EVN, është sulmuar fizikisht nga një person i cili ka përdorur sende të forta”, thuhet në njoftim.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

