Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë ndaluar një 14-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti është kapur duke drejtuar një veturë “BMW”, e cila ishte raportuar si e vjedhur.
“Më 26.09.2025, në ora 18:15, në rrugën rajonale Resnjë-Ohër, pranë fshatit Kosel të Ohrit, nëpunës policorë nga SPB Ohër e kanë privuar nga liria një 14-vjeçar nga Gostivari. Ai drejtonte automjetin “BMW” me targa të Gostivarit, pronë e G.I.(66) nga fshati Forinë i Gostivarit, për të cilin ekziston dyshimi se e kishte marrë pa leje nga pronari. Pasi e kanë vërejtur automjetin, nëpunësit policorë e kanë ndaluar atë në rrugën rajonale Ohër-Resnjë dhe menjëherë e kanë larguar nga qarkullimi. Me të miturin është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të një përfaqësuesi nga Qendra për Punë Sociale Ohër, pas së cilës ai është dërguar në NJPB Gostivar. Automjeti i është kthyer pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.