Që në orët e para të mëngjesit helikopteri “bel-412” i Departamentit të Njësive të Aviacionit të Ministrisë së Brendshme ka vijuar me aktivitete për shuarjen e zjarrit në rajonin e Sertas që shpërtheu dje.
Helikopteri hodhi 48 tonë ujë mbi zjarrin. Aksioni është ndërmarrë në degët e zjarrit, i cili paraqiste rrezik për t’u nisur drejt fshatrave Brusnik, Kalanjevë dhe Lipa.
“Nëse ka nevojë, helikopteri do të vazhdojë me aktivitetet për shuarjen e zjarrit”, thonë nga MPB./Telegrafi/
MPB: Me helikopterë janë hedhur 48 tonë ujë për shuarjen e zjarrit në malin Serta appeared first on Telegrafi.