Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot në mëngjes në orën 07:00, në SPB të Shkupit është raportuar se është gjetur një burrë i vdekur para poliklinikës “Çento”.

Sipas raportimit, rreth orës 06:00 para objektit është gjetur i vdekur, E.E. (44) nga Shkupi.

Ekipi mjekësor që mbërriti në vendngjarje konstatoi se nuk kishte shenja të dukshme dhune.

Nga MPB theksojnë se me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Share.
Exit mobile version