Pas ngjarjes së djeshme në Tetovë, ku oficerët e policisë parandaluan një tragjedi dhe shpëtuan një jetë të re, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski sot priti dhe bisedoi me kolegun e tij Bekim Ismani, i cili me guxim dhe qetësi të jashtëzakonshme e pengoi vajzën të hidhej dhe t’i merrte jetën vetes, ndërsa vet u plagos nga thika që mbante në dorë.
“Bëhet fjalë për një vajzë të re, viktimë e një situate të vështirë jetësore dhe krize psikologjike. Falë ndërhyrjes në kohë dhe vendimtare të oficerëve tanë të policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, ajo është gjallë dhe jashtë rrezikut sot”.
“Ky nuk është vetëm një veprim zyrtar, ky është një akt sakrifice, humanizmi dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Brenda kuadrit të mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun tim Bekim Ismani në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe veprimin e tij vetëmohues”, theksoi ministri Toshkovski.
Toshkovski theksoi se forca e vërtetë e profesionit të policisë shihet në momentet më të vështira.
Ndryshe, ngjarja ndodhi dje në një objekt hotelerik, në të cilin vajza donte të vetëvritej./Telegrafi/
MPB do ta shpërblejë policin që parandaloi vetëvrasjen e një vajze në Tetovë appeared first on Telegrafi.