Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale të shiut në orët e mëngjesit, ndërsa në malet në pjesët veriperëndimore reshjet do të jenë të dëborës.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, më e theksuar përgjatë lumit Vardar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimale nga 8 deri në 14 gradë.
Në Shkup, në mëngjes do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë rreth 5 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 11 gradë.
Në ditët në vijim, nën ndikimin e valëve të lagështa të ajrit, do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira me reshje të rastit, lokalisht më të bollshme, dhe reshje bore në male.
Të hënën, për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë, reshjet në disa vende më të larta do të shndërrohen në dëborë. Do të ketë erëra të lehta deri mesatare, ndërsa të mërkurën dhe të enjten priten erëra të forta nga juglindja.

