Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë dendësi të mjegullave.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri 1, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 8 deri 14 gradë celsius.
Deri ditën e hënë moti pritet të jetë i qëndrueshëm./Telegrafi/

