Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Në malet më të larta, shiu do të shndërrohet në borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugperëndimi.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 8 deri në 14 gradë.

Në Shkup, pjesërisht me vranësira, me reshje të shiut të herëpashershme.

Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 5, ndërsa maksimale do të arrijë 13 gradë.

Share.
Exit mobile version