Pas ditëve me temperatura më të ulëta, pason ndryshim. Nga nesër do të ketë rritje të temperaturave madje deri në 33 gradë. Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike thonë se moti me diell do të mbetet deri në mesin e javës së ardhshme, ndërsa rënie të temperaturave do të ketë nga e enjtja.

“Temperaturat ditore gradualisht do të shënojnë tendencë rritjeje, pra në ditët në vijim deri në mesin e javës, javën e ardhshme do të kemi mot me diell dhe relativisht të ngrohtë me temperatura maksimale prej 26 deri në 33 gradë. Që nga mesi i javës së ardhshme presim një rritje të caktuar të vranësirave”, deklaroi Lençe Rizova, Sinoptike.

Ndryshimi i motit tek njerëzit shkakton simptoma të depresionit, marramendjes, dhimbjes së kokës, migrenës, tensionit të lartë ose të ulët të gjakut, dobësisë së përgjithshme fizike dhe lodhjes së pashpjegueshme.

Që qytetarët më lehtë t’i përballojnë ndryshimet e motit, është e nevojshme të ndjekin një mënyrë jetese të shëndetshme dhe të kujdesen për ushqimin, pra të konsumojnë më shumë lëngje, para së gjithash ujë dhe vitamina./Alsat/

Share.
Exit mobile version