Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rikujton se menaxhimi me mbeturinat komunale është detyrim ligjor i komunave.

Nga MMJPH thonë se sipas Planit Kombëtar për Menaxhimin e Mbeturinave 2021–2031 dhe planeve rajonale, komunat janë të obliguara të sigurojnë grumbullimin, transportimin, selektimin dhe pastrimin e mbeturinave në territorin e tyre.

“Aktualisht punohet për ngritjen e një qendre rajonale për përpunimin dhe sistematizimin e mbeturinave, e cila do të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme dhe sistematike për menaxhimin e mbeturinave në rajon. Megjithatë, derisa kjo qendër të ndërtohet dhe të vihet në funksion, komuna e Strugës ka për detyrë të mirëmbajë dhe të pastrojë rregullisht deponinë ekzistuese, me qëllim që të parandalohet rreziku shtesë ekologjik dhe shëndetësor dhe të sigurohet standard minimal për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve”, thuhet në kumtesën e MMJPH-së.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje në kuadër të kompetencave të saj, por përgjegjësia për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e rregullt të deponisë i takon vetëqeverisjes lokale.

Share.
Exit mobile version