Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva në konferencën e sotme për shtyp tha se kthimi i TVSH-së po bëhet brenda afatit.
Edhe përkundër raportimeve për vonesa në pagesat ndaj qytetarëve nga kthimi i Tatimit të Vlerës së Shtuar, me skanim të kuponëve fiskalë, nga qeveria thonë se kthimi po bëhet me rregull.
“Kthimi po ndodhë rregullisht, ndoshta të gjitha ato, do të thosha mungesa eventuale ose vonesa po tejkalohen në afat. Megjithatë do të më lejoni të kontrollojë me Ministrinë e Financave dhe me Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Të shohim nëse bëhet fjalë për ndonjë gjendje tjetër, por nga informatat që i kam, kthimi i TVSH-së po vijon pa pengesa”, tha mes tjerash Marija Miteva, zëdhënëse e qeverisë.
Kujtojmë se dje nga Ministria e Financave deklaruan se kthimi i TVSH-së për qytetarët do të bëhet deri në fund të muajit nëntor.

