Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, informoi për progresin e projekteve aktuale nën kompetenca të Ministrisë së Transportit.

U theksuan projektet rrugore e poashtu dhe hekurudha si pjesë e korridoreve 8 dhe 10d.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë për fillim të projekteve kapitale në shtet, mbështetur nga Unioni, i cili është partner strategjik dhe i fuqishëm si në procesin e inkuadrimit të vendit në familjen evropiane, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare të një sërë projektesh të rëndësishme”, informuan nga shërbimi për shtyp i Minisitrisë së Transportit.

Ministria e Transportit: Nikolloski dhe Rokas bashkëbiseduan për mundësinë e projekteve të reja kapitale në RMV mbështetur nga BE appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version