Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar dhënien e licencave të reja për stomatologët apo vazhdimi i atyre të skaduara nga Oda e Stomatologëve.

Për këtë janë sqaruar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Kujtojmë se këtij procesi i ka paraprirë një masë e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese, e ndjekur më pas nga një vendim përfundimtar i së njëjtës institucion me të cilin ndalohej zbatimi i akteve dhe veprimeve individuale. Për më tepër, pavarësisht masës së përkohshme, Oda ka vazhduar me edukimin e vazhdueshëm. Paralelisht, në mbështetje të këtij vendimi është edhe raporti i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë informon se kishte formuar dy komisione për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës së Odës dhe në të dyja rastet janë konstatuar parregullsi.

“Theksojmë se pas mbikëqyrjes së kryer nga komisioni i parë, i formuar në vitin 2024, nuk është vepruar fare sipas rekomandimeve, pra janë plotësisht të pavërteta pretendimet se komisionet “nuk kanë konstatuar parregullsi në asnjë segment të punës së Odës”. Ndërkohë, komisioni i dytë tashmë ka dhënë udhëzime të qarta për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me parregullsitë dhe mangësitë e konstatuara, si dhe propozime për veprimet që duhet të ndërmerren”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Bazuar në gjendjen faktike të konstatuar, pas shqyrtimit të përmbajtjes së raporteve dhe dokumentacionit të dorëzuar, si dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 15.05.2024, ministri vendosi që përkohësisht të marrë përsipër kompetencat për licencim, deri në vendosjen e një sistemi që do të funksionojë në mënyrë ligjore, transparente dhe profesionale.

 

Ministria e Shëndetësisë: Shkaku i parregullësive, i merren kompetencat Odës së Stomatologëve appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version