Rreth 11 000 administratorë të kenë rritje të pagave prej gati 40 për qind deri në vitin 2028, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit me përfaqësuesit e sindikatatave në Qeveri.
“Kjo është një pako më e gjerë që do të përfshijë, së bashku me të punësuarit në gjykata dhe prokurori, rreth 11 000 të punësuar, dhe me këtë, Qeveria, si punëdhënësi më i madh, praktikisht krijon marrëveshje me kolegët e saj, dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028. Paraprakisht kemi pasur marrëveshje të tilla edhe me të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe institucione të tjera, kështu që kur të finalizohet e gjithë kjo, ne, si Qeveri, si punëdhënësi më i madh, praktikisht kemi rregulluar marrëdhëniet tona me kolegët tanë në kuadër të institucioneve. Ky është moment historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kemi pasur plan të tillë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre në mënyrë që të arrihet nivel i denjë”, theksoi Mickoski.
Mickoski e quajti këtë vendim si hapa të guximshëm të cilët i bën Qeveria.
“Këto janë hapat e guximshëm që po ndërmerr Qeveria, edhe përballë sfidave globale dhe vendore që sigurisht ndikojnë në ekonomi, me qasje të pjekur dhe të përgjegjshme ndaj punës me arkën e shtetit, të cilën mund ta arrijmë si shtet. Ja ku po arrijmë marrëveshje, dhe ajo marrëveshje duhet të operacionalizohet më tej përmes marrëveshjeve individuale. Ajo që përmendën të dy kryetarët, dhe ajo që ne si Qeveri e kemi përsëritur për një kohë të gjatë, është se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive ka skaduar, megjithëse dispozitat e fundit kalimtare përcaktojnë se ajo mbetet në fuqi derisa të miratohet një e re. Jemi të përgatitur si Qeveri të ulemi dhe në këtë periudhë deri në vitin 2028 kuptohet pres që në një periudhë më të shkurtër së bashku me dy sindikatat përfaqësuese në këtë rast LSM dhe KSL të ulemi dhe të negociojmë një marrëveshje të re kolektive të përgjithshme e cila do të jetë mjeti i vetëm mbi bazën e së cilës do të paguhen pagat, nga ana tjetër do të jetë një mjet që do ta kenë punëtorët, por edhe Qeveria do ta ketë dhe ne e vlerësojmë që një kombinim i tillë i favorshëm, pra do të përfitojnë të dyja palët, dhe mbi të gjitha qytetarët dhe shteti, sigurisht, mund ta bëjmë me punë të pjekur dhe me besim që dua të them ngadalë por me siguri me struktura të caktuara në sindikata. Nuk po them me të gjitha, por me struktura të caktuara në sindikata që ne si Qeveri i kemi dhe po i ndërtojmë, sepse ka struktura që për fat të keq nuk mund të dalin kurrë nga përqafimi politik i partive të caktuara politike”, tha Mickoski.

