Në një video-mesazh në rrjetet sociale, kryeministri Hristijan Mickoski thekson se premtimi për rritjen e pensioneve do të realizohet nesër. Ai njofton se nesër do të bëhet pagesa e pensioneve të rritura.
“Gjej rastin t’ju përgëzoj për pensionet më të larta që do të fillojnë të paguhen nga nesër. Ajo që premtuam në fushatën për pensione më të larta, për rritje lineare të pensioneve po bëhet realitet. Nga nesër pensionistët në Maqedoni do të kenë pensione më të mëdha. Ju e keni fituar atë duke punuar shumë gjatë jetës tuaj. Tani është koha për të shijuar veten. Kjo Qeveri mbetet 100 për qind e përkushtuar për të realizuar atë që ka qenë premtimi ynë gjatë fushatës parazgjedhore”, thotë Mickoski në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook.
Njëkohësisht, ai për nesër në mesditë njofton raportin për punën e Qeverisë në 100 ditët e para, në të cilin thekson se do të mund të dëgjohet se çfarë është bërë në periudhën e kaluar dhe çfarë do të bëhet në periudhën e ardhshme.
Pensionet nga nesër do të paguhen me rritje prej 2.500 denarë, ndërsa për atë shumë do të rriten në mars të vitit të ardhshëm./Telegrafi/
Mickoski: Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të rritura appeared first on Telegrafi.