Në gjashtë muajt e parë, pas një kohe të gjatë, eksportet janë rritur më shumë se importet, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një vizite në komunën e Petrovecit, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë, eksportet janë rritur më shumë se importet. Eksportet u rritën me 2.9% në 6 muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importet me 2.3 ose 2.4% në të njëjtën periudhë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, deficiti tregtar me vendet e huaja është ulur, dhe kjo po ndodh në kushte kur industria e automobilave është në gjendjen në të cilën është, dhe komponenti ynë i eksportit bie kryesisht mbi industrinë e automobilave.

Pres që një aktivitet i tillë ekonomik të vazhdojë edhe në periudhën në vijim”, tha kryeministri Mickoski./Telegrafi/

Mickoski: Në gjashtë muajt e parë, eksportet u rritën më shumë se importet appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version