
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se procedura për vendosjen e Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve nën kompetenca të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve ka ngecur për shkak të zgjedhjeve.
Mickoski tha se pret që Kuvendi të miratojë ndryshimet e nevojshme ligjore.
“Mendoj që është proces që për shkak të zgjedhjeve ka ngecur në Kuvend, por mendoj që do të vazhdojë, është formale. Dhe mendoj se ishte…atje duhej shumicë Badenteri dhe mendoj që u sigurua në atë proces, kështu që menjëherë pasi të vazhdojë Kuvendi me punë, do të përfundojë edhe ai proces”, tha Mickoski.
Ndryshimet e Ligjit për Inspektoratin e Gjuhëve ndodhen në Kuvend, më herët u bllokuan pasi shumica nuk kishte shumicë Badenteri.
Sipas Ligjit për Mbikëqyrje Inspektuese, Inspektorati duhej të ishte nën ombrellën e Ministrisë së Drejtësisë, por pas kritikave për heqje të statusit, u vendos që të bëhet pjesë Agjencisë së Gjuhëve.





