Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur sot në pyetje e gazetarëve pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit me kompaninë turke “Kazanci Holding AS”, tha se Qeveria do të jetë në pushim nga 5 deri më 15 gusht, ndërsa pas pushimeve vjetore do të njoftojë zyrtarisht mënyrën se si do të paraqitet koalicioni qeveritar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Sa i përket koalicionit qeveritar dhe performancës në zgjedhjet e ardhshme lokale, bisedimet janë jashtëzakonisht konstruktive, ato po lëvizin në një drejtim pozitiv. Pres që diku, kushtimisht, pas pushimeve vjetore, të kemi një deklaratë zyrtare për publikun. Pres që Qeveria të jetë në pushime vjetore midis 5 dhe 15 gushtit, ato dhjetë ditë. Analizat do të vazhdojnë gjatë asaj periudhe, bisedimet do të vazhdojnë menjëherë pas 15 gushtit, le të themi gjysma e dytë e gushtit, dhe kjo do të zyrtarizohet”, tha Mickoski.

Bisedimet për zgjedhjet në koalicionin qeveritar, thotë Mickoski, tashmë janë përfunduar, dhe tani po bëhen analiza për partnerët e mundshëm të ardhshëm të koalicionit./Telegrafi/

Mickoski: Ministrat e qeverisë do të shkojnë në pushime nga 5-15 gushti appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version