Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski thotë se zjarret që po ndodhin në shtet janë të organizuara nga qendra të fuqisë nga brenda vendit dhe jashtë shtetit.

Ai këto komente i ka bazuar në informacionet që i ka nga shërbimet shtetërore.

“Dua të them se gjëra të tilla do të ndodhin dhe nuk do të ndalen dhe dua t’u bëj thirrje qytetarëve se zjarrvënie dhe diversime të tilla do të vazhdojnë në periudhën që vijon, sepse ka qendra të fuqisë në shtet, por edhe jashtë shtetit, që nuk duan që kjo qeveri të ketë sukses. Ne do të luftojmë. Ata do të vazhdojnë të djegin, do të vazhdojnë të krijojnë, të vjedhin, dhe ne do të vazhdojmë të punojmë, të luftojmë dhe në fund do të fitojmë”, deklaroi Mickoski.

Mickoski tha se dikush ka interes që situata me zjarret në RMV të vazhdojë, por shtoi se do të mposhten.

I pyetur nëse firma për menaxhim me mbeturina ku ndodhi zjarri i ka plotësuar kushtet e specifikuara në licencë, tha se ajo është marrë në vitin 2021 me vlefshmëri deri në vitin 2031 dhe sipas asaj që është dhënë si licencë, ata deklaruan se e posedojnë.

Share.
Exit mobile version