Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregoi se kur do të zhvillohet takimi mes tij dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, të cilin e paralajmëroi ky i fundit në deklaratën pas takimit të liderëve.

Ai tha se nuk është caktuar data e takimit.

“Unë në funksionimin tim të rregullt politik takohem me të gjithë liderët e partive politike, kështu që në korniza të atyre takimeve supozoj se do të takohem edhe me zotri Ahmetin”, tha Mickoski.

Kryeministri poashtu akuzoi partinë opozitare maqedonase LSDM-në se po sulmon partnerët strategjik të Maqedonisë.

“Më vjen keq që opozita, pas kritikave të ashpra dhe të shumta ndaj partnerit tonë strategjik, Mbretërisë së Bashkuar, tani po bën të njëjtën gjë ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për vendimin e SHBA-së në lidhje me kriteret e reja për lëshimin e vizave për hyrje në Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri poashtu konfirmoi se Qeveria ka vendosur një kuotë për lëshimin e vizave të punës për shtetasit e huaj në vend.

“Vizat janë lëshuar në të gjithë sektorët ku ka pasur nevojë deri më tani. Nuk ka përjashtime shtesë. Këta janë sektorët që janë hartëzuar nga Oda Ekonomike dhe punëdhënësit”, tha Mickoski/Telegrafi/

Share.
Exit mobile version