Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të përdorë Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili do të mbahet në Budapest më 7 nëntor të këtij viti, për të ulur kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski dhe presidentin bullgar Rumen Radev në një tryezë të përbashkët.
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili tashmë është planifikuar, është nisma e Macron për të takuar dy herë në vit të gjithë liderët e vendeve evropiane të BE-së dhe jo-BE për të diskutuar çështje strategjike politike. Samiti i fundit ishte në korrik në Angli.
Sipas mediumit “Racin”, në atë samit, Orban do të përpiqet të përmbushë premtimin e tij për të ndërmjetësuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe për të sjellë liderët e të dy vendeve në të njëjtën tryezë.
Ndryshe, është paralajmëruar vizitë në Shkup nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila së shpejti duhet të arrijë në rajon për t’i përmbushur premtimet për paratë e parapara me Planin e Rritjes.
Mickoski dhe Radev më 7 nëntor në Budapest për Samitin e Komunitetit Politik, pritet edhe ndërmjetësimi i Orban në çështjen RVM-Bullgari appeared first on Telegrafi.