Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se kjo qeveri dhe koalicioni qeverisës kanë fituar më shumë se 600 mijë vota dhe do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
Mickoski tha se sa i përket fushatës pret që të fokusi të jetë tek projektet, por që BDI, po zbaton politika që i kthen qytetarët 25-30 vite pas.
“Pres që fushata të jetë një fushatë që do të fokusohet në projekte, por është e qartë që një parti politike, para së gjithash mendoj për BDI-në, e cila, në vend që të flasë për projekte dhe për të ardhmen, na kthen 25–30 vite pas dhe imponon tema të tilla. Së bashku me struktura të caktuara në opozitë, ata po përpiqen të krijojnë një atmosferë në shoqëri ku, kur njerëzit të dalin për të votuar, t’u thuhet të kenë kujdes për kë votojnë.
Duke imponuar tema nga 25–30 vite më parë, ata duan të barazojnë BDI-në me VLEN-in. Duke i barazuar, thonë ‘edhe këta vjedhin, këta janë vetëm më pak nacionalistë’, duke menduar se në këtë mënyrë do të harrojmë gjithë atë grabitje që ka ndodhur në dekadat e fundit. Ata mendojnë se nëse qytetarët nuk votojnë për VLEN-in, atëherë ata do të jenë fitues absolutë dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme”, tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas tij, kandidatët që ofron BDI janë ata që i detyruan shqiptarët të largohen nga Maqedonia, ndërsa ata që ofron koalicioni qeverisës janë figura që duan ta ndërtojnë të ardhmen së bashku.
“Në këto zgjedhje, qytetarët po zgjedhin mes një koncepti që për 20 vite e ka shkatërruar Maqedoninë dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku një të ardhme”, theksoi Mickoski.
Mickoski: BDI po zbaton politika që na kthen 20 vite prapa appeared first on Telegrafi.