Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka deklaruar se Bashkimi Demokratik për Integrim edhe gjatë kohë do të mbetet në opozitë.
Ai tha se këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri.
“Një person më tha, po e përgatisni BDI-në që të ju bëhet partner në Qeveri. Përgjigjja ime direkte është, BDI edhe një kohë të gjatë do të jetë në opozitë, sepse deri tan i nuk e ka marrë asnjë mësim. Nuk i çuam në opozitë që të kthehen në pushtet pa marrë asnjë leksion. Ata atje e kanë vendin me partnerin e tyre të koalicionit në krim dhe sulme ndaj Maqedonisë, LSDM. Unë do të jem shumë i qartë dhe preciz, këto zgjedhje nuk do të jenë derë e BDI-së për në Qeveri”, ka deklaruar Mickoski.
Ai tha se pas zgjedhjeve lokale do të ketë dhe riformatim të qeverisë.
Mickoski: BDI edhe gjatë kohë do të jetë në opozitë, është parti e cila nuk ka marrë asnjë mësim appeared first on Telegrafi.