Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski ka kritikuar sërish kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, që sipas tij po luan me kartat etnike.
Ai tha se ajo politikë nuk përkrahet dhe se OBRM-PDUKM po shkruan histori të re drejt zhvillimit të shtetit.
“Sa i përket Ahmetit, është i trishtueshëm imazhi se si kujtohet dhe ndan disa mësime historike, ndërsa populli i tij po largohet për shkak të sundimit të tij kriminal. Ky njeri po bën fushatë për zgjedhjet lokale dhe nuk harron të përmendë një leksion historik. Por, ndërsa ishte në qeveri, nuk harroi të rriste portofolin e familjes së tij me një qendër të bukur tregtare në qendër të kryeqytetit dhe bashkëpunëtorët e tij blenë ambiente të shtrenjta afariste. Por kjo është arsyeja pse ai nuk thotë asnjë fjalë për atë që do të bëjë për t’i mbajtur shqiptarët në vendlindjet e tyre, por nuk i interesojnë shqiptarët, ai vetëm kërcënon dhe luan vetëm me kartën etnike. Dua t’i them se këto mësime janë mësuar dhe janë në të kaluarën, po lexojmë një libër të ri për Maqedoninë që është e zhvilluar dhe të rinjtë që u larguan për shkak të njerëzve si ai duhet të kthehen në këtë vend”, deklaroi Mickoski.
Ai ndër të tjera tha se pret fitore të OBRM-PDUKM-së në të gjitha komunat ku kjo parti garon për zgjedhjet lokale.