
Ministria e Financave realizoi pagesën prej 785 milionë denarëve ndaj Bankës Zhvillimore për mbështetjen e kompanitë vendase, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
“Kjo është transheja e shtatë që po transferohet nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore, nga mjetet e destinuara për të stimuluar ciklin e investimeve në sektorin privat prej rreth 300 milionë eurove.
Me këtë transhe, vlera që shteti ka injektuar ndaj ekonomisë vendase për të mbështetur investimet tejkalon 200 milionë euro. Konkretisht, 190.5 milionë euro janë investuar përmes gjashtë transheve të paguara.
Mjetet, të cilat janë parashikuar në Buxhetin e vitit 2025 në vlerë prej 250 milionë eurove, janë siguruar me kushte të favorshme nga Banka Hungareze Eksport-Import dhe po plasohen gjithashtu me kushte të favorshme edhe tek shfrytëzuesit përfundimtarë, përkatësisht te kompanitë vendase. Norma vjetore e interesit është 1.95% ndërsa afati i shlyerjes është deri në 15 vjet me periudhë grejs deri në 3 vjet”, thuhet në njoftim./Telegrafi/




