Filloristët në shkollën “Kongresi i Manastirit”, 1 shtatorin e nisin me një ndërrim të vetëm, novacion ky në Komunën e Çairit.

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti bashkë me zv.ministrin e arsimit Lulzim Aliu dhe deputetin e zonës Bekim Saliu u pritën nga drejtoria e kësaj shkolle. Plan-programi i Ministrisë së arsimit është që mësimi të zhvillohet tërë ditor si modeli i perëndimit edhe në shkollat tjera fillore.

“Edhe tetë shkollat tjera, me idenë që të ndërtohen dhe dy shkolla të reja në Çair që në gjithsej 10 shkolla fillore të jenë me një ndërrim dhe me mësim tërë ditor që të jetë lehtësim edhe për arsimtarët edhe për prindërit, do të ketë mundësi që nxënësit të kenë edhe orë plotësuese dhe aktivitete shtesë, kjo nënkupton ngritje të cilësisë së arsimit fillor në Çair dhe në të gjitha vendbanimet tona”, tha Mexhiti.

Mexhiti: Për filloristët do të ketë mësim tërë ditor appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version